Thomas Tuchel është trajneri i ri i Bayernit, njoftoi klubi gjerman në faqen e tij të internetit.
Tuchel ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe do të pasojë Julian Nagelsmannin, i cili u shkarkua papritur të enjten mbrëma. Vendimi për shkarkimin e Nagelsmannit u mor nga drejtori ekzekutiv Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidžić.
Nagelsmann, trajneri 35-vjeçar gjerman, mbërriti në Bayern në verën e vitit 2021. Ai fitoi kampionatin gjerman në sezonin e tij të parë dhe të gjitha superkupat vendore. Ai e la skuadrën në vendin e dytë në kampionat dhe në çerekfinalen e Champions League, në të cilën Bayern do të luajë kundër Manchester Cityt.
Pasardhësi i tij, Thomas Tuchel, është 49 vjeç dhe prej disa kohësh është në kërkim të një pune. Puna e tij e fundit ishte te Chelsea, ku humbi nga Dinamo në Champions League. Para kësaj, ai fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021 me Chelsean. Ai u bë i famshëm si trajner i Borussia Dortmundit nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe më pas ishte te Parisi, ku fitoi dy kampionate franceze, transmeton Fol Drejt.