Shefi i kabinetit të kryeministrit izraelit Naftali Bennett ka dhënë dorëheqjen, që është dorëheqja e dytë në rrethin e ngushtë të Bennett në vetëm dy javë.
Deklaratë nga zyra e Bennett nuk dha asnjë shpjegim për dorëheqjen e Tal Gan-Zvi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gan-Zvi ishte një ndihmës i ngushtë i Bennett për më shumë se dhjetë vjet dhe konsiderohej krahu i djathtë në qeverinë e tij, i cili mbështeste agjendën e tij të krahut të djathtë.
Sipas gazetës “The Jerusalem Post”, Gan-Zvi pritet të kalojë në botën e biznesit.
Në fillim të këtij muaji, këshilltarja diplomatike e Bennett, Shimrit Meir, dha dorëheqjen, për shkak të problemeve në rritje me të cilat përballet qeveria e Bennett./FolDrejt