Shërbimi për shtyp i këtyre zonave njoftoi se lëvizja e të gjithë personave dhe mjeteve motorike, si dhe të gjitha punimet jashtë zonave të banuara do të ndërpriten në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 05:00.
Nga dita e sotme, autoritetet ukrainase kanë shtrënguar rregullat e lëvizjes në tre rajonet në kufi me Bjellorusinë, transmeton Fol Drejt.
Në rajonet e Kievit, Zhytomyr dhe Rovanya, çdo lëvizje e civilëve në një brez të gjerë një kilometër përgjatë vijës kufitare është e ndaluar./FolDrejt/