Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Joan, u takua sot me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, i cili së fundmi vizitoi Beogradin dhe Prishtinën.
Lajçak informoi Këshillin e Atlantikut të Veriut mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe përpjekjet aktuale diplomatike të BE-së.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer dhe afatgjatë ndërmjet NATO-s dhe BE-së në rajon vazhdon të fitojë rëndësi. NATO, KFOR-i, aleatët, si dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja janë të palodhur në përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, vuri në dukje Joana dhe kujtoi se NATO-ja i është përkushtuar stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për dekada, sipas faqes së internetit të aleancës./FolDrejt/