Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe NATO janë palë në konfliktin në Ukrainë, sipas një raporti nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, njoftoi Al Jazeera.
TASS citoi Nikolai Patrushev, një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, të ketë thënë se ajo që po ndodhte sot në Ukrainë ishte rezultat i një “lufte hibride” shumëvjeçare që po zhvillohej nga Perëndimi kundër Rusisë.
Ai akuzoi SHBA-në dhe NATO-n, e cila udhëhiqet nga Uashingtoni, se po përpiqen të zvarritin konfliktin./FolDrejt/