Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Presidentin e SHBA që pranoi të dërgonte 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë.
“Ky është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt fitores. Sot, bota e lirë është e bashkuar si kurrë më parë për të arritur një qëllim të përbashkët”, shkroi Zelensky në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i SHBA-së Joseph Biden konfirmoi më parë se SHBA do të dërgojë 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë./FolDrejt/