Kompanitë Regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në nivel të Kosovës, sot protestuan për mos përfshirje e këtyre kompanive në Pakon Emergjente të Qeverisë.
Me anë të kësaj proteste këta të fundit shprehën pakënaqësi ndaj të gjitha institucioneve të cilat janë marrë me menaxhimin e krizës së pandemisë.
Ata thanë se të gjitha kompanitë e pastrimit në Kosovë, kanë kryer shërbime 24 orë, ndërsa qeveria ka neglizhuar këta të fundit.
Nexhat Abdullahu kompania “Ambienti” Pejë, tha se nuk kërkojnë mëshirë apo privilegje, mirëpo ndihmë për shërbimet e kryera.
Ai shtoi se pas shëndetësisë në këtë kohë pandemie, kanë qenë punëtorët e kompanive të grumbullimit të mbeturinave.