Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH. ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.
Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qenë i menjëhershëm, me ç‘rast ka arritur ta parandalojë arratisjen.
H.SH. është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit. Ai është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale ndihmë në grabitje.