Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot do të mbajë një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës.
Takimi mes ministrit Vitia dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës do të zhvillohet online dhe do të filloj në ora 10:00. Temë diskutimi do të jenë masat antiCOVID-19 të cilat po kërkohen që të hiqen.
Një ditë më parë, pra të mërkurën Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin online lidhur me situatën e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19.
Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja.
Ata i kanë rekomanduar qeverisë që të heqin orën policore dhe që gastronomisë t’i hiqen masat dhe të udhëzohen që të respektojnë distancën fizike edhe përmes tavolinave.
Po ashtu Qeverisë i është rekomanduar që të kenë prioritet vaksinimin e popullatës, të amandamentohet Ligji mbi pandeminë, të zbatohet pakoja e fundit e përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me pako të re përkrahëse.