14 banorë të Komunës së Vitisë të infektuar me COVID-19 do të ritestohen sot për të parë nese janë shëruar apo jo. Në mesin e atyre që do të ritestohen disa janë nga fshati Stubëll, të cilët gjenden në karantinë që nga 13 marsi, kur është paraqitur rasti i parë me koronavirus. Nëse sot dalin negativë, ata do të testohen edhe nesër.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli ka treguar se këta persona janë duke u testuar për të tretën herë.
Ajo ka treguar se përve tyre, sot u janë marrë mostrat edhe tre personave të tjerë të cilët dyshohet se janë infektuar me COVID-19. Rezultatet e tyre pritet të dalin në mbrëmje.
“Sot janë dërguar për ritestim mostrat e 14 të infektuarve për të parë nëse janë shëruar. Disa janë prej Stubllës së Vitisë, të cilët janë në izolim që prej fillimi. Nëse sot dalin negativë, testohen edhe nesër edhe varësisht prej rezultatit dihet a janë shëruar apo jo. Përve tyre sot janë marrë mostrat edhe të tre personave të tjerë të cilët dyshohet se janë infektu. Rezultatet dihen në mbrëmje”,