175 afganë të tjerë janë akomoduar në strukturat hoteliere të Shëngjinit.
Ata kanë mbërritur një ditë më parë në qytetin bregdetar dhe janë vendosur në të njëjtin hotel, ku ndodhen dhe shtetasit e tjerë afganë, që erdhën në Shqipëri gjatë shtatorit.
Aktualisht në Shëngjin janë strehuar rreth 600 afganë.
Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për strehimin e afganëve, pasi ata i shpëtuan regjimit taleban në Afganistan.