Policia e Kosovës ka shqiptuar 1900 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në bazë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është shënuar një aksident me fatalitet, transmeton Fol Drejt.
Janë shënuar gjithashtu 18 aksidente me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve janë arrestuar 23 persona, 17 persona janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit./FolDrejt/
|