2 prej 53 personave që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së janë në oksigjeno trapi de gjendja e tyre është më e renduar.
Kështu ka thënë në një konferencë për media, drejtoresha e Klinikës Infektive, Arjeta Zogaj-Berisha.
Ajo ka njoftuar se 53 pacient të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në këtë klinikë.
“Sa i përket rasteve pozitive në Kliniken Infektive në ditën e sotme janë të hospitalizuar 53 raste, të gjithë janë pozitiv përpos edhe 7 të tjere që janë në pritje të rezultateve deri në këtë moment. Prej 53 rasteve 11 janë me oksigjeno terapi, që do të thotë janë në gjendje me të renduar dhe dy të tjerë janë në mjekimi intensiv të intubuar. Të intubuar e dini që janë një grua shtatzënë dhe një person tjetër nga Prizreni”, ka thënë ajo.