Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori vranë 21.507 palestinezë dhe plagosën 55.915 njerëz, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Në 24 orët e fundit, 187 palestinezë u vranë, shtoi ministria, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Mediat raportuan më parë se 35 persona u vranë në bombardimet e sotme izraelite ndaj kampeve të refugjatëve Nuseirat dhe Al-Magazi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.