Në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës, është raportuar për 28 aksidente me persona të lë[nduar gjatë 24 orëve të fundit.
Qytetarët po e shohin këtë si pasojë e reshjeve të borës, ku rruga është bërë edhe më e rrëshqitshme, përcjell Fol Drejt.
Një qytetare në kryeqytet u shpreh se bora ka bërë që rruga të jetë më vështirë e kalueshme.
“Reshjet e borës edhe tani po vazhdojnë, rruga është bërë më vështirë e kalueshme edhe për këmbësorët e lëre më për veturat, duhet të kemi kujdes”, u shpreh ajo, shkruan Fol Drejt.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje më të hollsishme për gjashtë nga rastet e lartpërmendura, ku në shumicën prej tyre këmbësorët kanë mbetur të lënduar, pasi që janë goditur nga veturat.
“Rr. Shemsi Istrefi, Vushtrri 03.04.2023 – 14:55. I dyshuari mashkull kosovar me veturën e tij ka goditur viktimën femër kosovare e cila ishte duke kaluar rrugën. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.
Zhur, Dragash, 03.04.2023 – 14:10. Ka ndodhë një aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë vetëm një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësja femër kosovare dhe një person tjetër, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Glloboqicë, Kaqanik 03.04.2023 – 18:30. I dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij me targa te huaja është vet-aksidentuar si pasoje e mospërshtatjes se shpejtësisë dhe lëvizjes ne rrugë. Përveç dëmeve materiale i njejti ka pësuar lëndime trupore dhe me pas është dërguar për tretman mjekësor.
Sllatinë e Poshtme, Viti 03.04.2023 – 17:50. Raportohet se një person i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes,. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime.
Rr. Skënderbeu, Kamenicë 03.04.2023 – 22:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një këmbësori, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe këmbësori, pas tretmanit mjekësor drejtuesi i veturës është liruar ndërsa këmbësori vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 03.04.2023 – 17:50. Raportohet se personi i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes,. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e 24 orësh të PK./FolDrejt/
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 28 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 42 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1446 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
Persona të arrestuar | 18 |
Persona në mbajtje | 15 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 1 |