Sipas rezultateve të fundit të KSHZ-së, janë numëruar 3459 vendvotime nga 3480 gjithsej, pra nga 99.39% vendvotime të numëruara, KSHZ-ja raportoi për këtë rezultat: Koalicioni “Mundemi” 36%; VMRO-DPMNE 34.71%; BDI=11.48%; ASH&A= 8.65%; Levica=4.13%; PDSH = 1.53%
Sipas numrit të mandateve, KSHZ ka llogaritur që Koalicioni “Mundemi” do të marrë 46 deputet, VMRO-DPMNE do të marrë 44 deputet, BDI 15 deputet, ASH&A 12 deputet, E majta 2 deputet dhe PDSH 1 deputet.
Në Njësinë numër 1 (99% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 8 deputet, VMRO-DPMNE 7 deputet, BDI 2 deputet, ASH&A 2 deputet, E majta 1 deputet. Këtu kemi vendvotime të panumëruara në Aerodrom.
Në Njësinë numër 2 (99,22% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 7 deputet, VMRO-DPMNE 7 deputet, BDI 3 deputet, ASH&A 3 deputet. Këtu kemi vendvotime të panumëruara në Kumanovë.
Në Njësinë numër 3 (96,18% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 9 deputet, VMRO-DPMNE 10 deputet, E majta 1 deputet.
Në Njësinë numër 4 (98,22 e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 10 deputet, VMRO-DPMNE 10 deputet.
Në Njësinë numër 5 (98,47% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 8 deputet, VMRO-DPMNE 8 deputet, BDI 3 deputet, ASH&A 1 deputet. Në këtë njësi kemi vendvotim të panumëruar në Resen dhe në Manastir.
Në Njësinë numër 6 (89,66% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 4 deputet, VMRO-DPMNE 2 deputet, BDI 7 deputet, ASH&A 6 deputet, PDSH 1 deputet. Gjithë vendvotimet tjera që nuk janë numëruar në këtë njësi janë në Gostivar.