Mijëra punonjës të shërbimeve publike kanë protestuar në Uellsin e Ri Jugor (NSW), shteti më i populluar i Australisë, duke kërkuar paga më të larta.
Sky News raportoi se ata bojkotuan ditën e punës duke kërkuar rritje pagash prej 5,4 për qind për shkak të rritjes marramendëse të kostos së jetesës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri Dominic Perrottet njoftoi një rritje prej 0,5 për qind të pagave për punonjësit e shërbimeve publike, por punëtorët refuzuan sepse mendonin se kjo ishte e pamjaftueshme.
Më shumë se 30 mijë punëtorë morën pjesë në protestë, duke përfshirë rojet e burgut, policinë e gjykatës, stafin ndihmës në shkolla dhe rojet e parqeve.
Sydney Morning Herald ka njoftuar se Australia po përjeton krizën më të madhe energjetike në 50 vjet.
Sekretari i Shtetit për Ndryshimet Klimatike dhe Energjinë, Chris Bowen, paralajmëroi se problemi po përkeqësohej dhe se do të duhej kohë për ta zgjidhur këtë./FolDrejt/