Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, i themeluar me përkrahje nga Banka Botërore, ka shpallur tashmë thirrjen e parë për projekte komunale të efiçiencës së energjisë dhe deri tash, me gjithë kufizimet e shkaktuara nga COVID-19, ka pranuar nga kryetarët e komunave rreth 40 projekte propozime për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve.
Projekti Komunal për Efiçiencë të Energjisë mbështetet nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës. Në dispozicion janë rreth 15 milion Euro që do të përdoren si kapital për financimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor, ndriqim publik dhe të gjitha ndërtesat që administrohen nga Komunat e Kosovës. Projektet e Fondit do mund të kontribuojnë në zvogëlimin e impaktit negativ në ekonomi meqë do të kontribojnë në krijimin e vendeve të punës në sektorin e ndërtimit dhe energjisë.
Informata më të hollësishme për Projektin Komunal të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mund të gjeni në: www.fkee-rks.net. Aplikimi është i hapur deri me 30 qershor!