Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimi i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Për periudhën kohore janar-maj 2021, kanë ndodhur 37 aksidente fatale dhe kanë humbur jetën 42 persona, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj të rris prezencës policore në trafik si dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj të gjithë kundërvajtësve, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit të së dielës, janë shqiptuar 1.184 gjoba, përderisa për periudhën pesë mujore ka shqiptuar 167.304 gjoba.
Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Në vijim keni statistikat për periudhën kohore janar-maj 2021.