Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për muajin janar të këtij viti ka mbledhur 58.8 milionë euro, ku në krahasim me planin janë mbledhur 662.138 euro më shumë apo 101.14%.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë mbledhur 7.4 milionë euro më shumë.
ATK do të vazhdoj të realizoj misionin e saj, në mënyrë që të krijohet stabilitet financiar në vend.