Djersitja është e pakëndshme dhe sidomos në muajt e verës, kur doni të ndiheni të freskët dhe të hidratuar.
Por, nëse nuk djersiteni, toksinat nuk mund të largohen nga trupi dhe gjithashtu poret në fytyrë mbeten të bllokuara, duke çuar në probleme me aknet.
Sipas ekspertëve, djersitja mund të tregojë që temperatura e trupit tuaj është rregulluar. Djersitja shkakton etje dhe kjo është e mirë, pasi konsumimi i ujit i sjell shumë përfitime trupit dhe lëkurës.
Proçesi i djersitjes është veçanërisht i mirë për lëkurën sepse uji që del mbart minerale dhe kripë natyrale, që ndihmon në pastrimin e lëkurës nga papastërtitë, bakteret e këqija dhe papastërtitë e ndryshme.
Për më tepër, djersa lufton problemin e lëkurës së thatë dhe disa nga alergjitë e lëkurës.
Është e këshillueshme që pas stërvitjes ose aktiviteteve që kryeni të bëni menjëherë dush, për të larguar papastërtitë dhe t’i ndaloni ato që të mos përthithen nga lëkura.