Shtëpia e Bardhë iu përgjigj një raundi të ri pyetjesh në lidhje me aftësinë e presidentit amerikan Joseph Biden për të kandiduar për t’u rizgjedhur duke pasur parasysh moshën e tij, duke thënë se “vitet 80 janë të 40-tat e reja”.
Biden (80-vjeçar), i cili tashmë është presidenti më i vjetër i SHBA-së, kandidon për rizgjedhje në vitin 2024 dhe do të ishte 82 vjeç nëse fiton, kur mandati i tij i dytë katërvjeçar fillon në janar 2025, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sondazhet e ndryshme tregojnë shqetësimet e votuesve për moshën e Bidenit dhe moshën e konkurrentit të tij kryesor për kandidatin republikan, ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili është 77 vjeç./FolDrejt/