Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla në një bisedë për mediumin britanik BBC, ka folur për sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.
I pyetur se a i frikësohet nga rikthimi i dhunës së viteve të 90-ta apo ka një rrugë kthimi në tavolinën negociuese, Sveçla ka thënë se ka një rrugë kthimi në negociata, përcjell Fol Drejt.
“Padyshim që ajo që duam të bëjmë është që të sigurojmë që të gjithë të ndihen të sigurt dhe ne sigurojmë sundim të ligjit dhe siguri për secilin qytetar, pavarësisht etnisë”, është përgjigjur ai
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë më 24 shtator, nga persona të armatosur, rreth 30 sosh, të cilët sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.
/FolDrejt/
"What we want to do is make sure everyone feels safe…"
Xhelal Sveçla, the Kosovan Minister of Internal Affairs responds after Serbia's President blamed Kosovo for months of provocation after a deadly stand-off between ethnic Serb gunmen and police in northern Kosovo. pic.twitter.com/bpkd3BpiGN
— BBC Newsnight (@BBCNewsnight) September 25, 2023