Duhet të keni dëgjuar se është e keqe, madje e rrezikshme, të lini një shishe me ujë në një makinë të nxehtë për një kohë të gjatë. A është thjesht një e pavërtetë?
Përpara ruajtjes, është mirë të dini nëse disa lloje uji kanë jetëgjatësi dhe për sa kohë mund të mbahen të hapura ose të konsumohen, përcjell Fol Drejt.
Teknikisht, uji i ambalazhuar dihet se nuk ka jetëgjatësi, por “materiali nga i cili është bërë shishja plastike mund të shpërbëhet dhe të lëshojë ndotës në ujë”, thotë dietologu Andrew Akafong.
Dietologia Abigail Thomas pajtohet se uji nuk ka jetëgjatësi, por elementët që e rrethojnë ndryshojnë kimikatet në të.
“Uji nuk ka datë skadence, por ka paketim që përmban ujë”. “Paketimi prishet dhe kjo në fund të fundit ndikon drejtpërdrejt në ujin,” shpjegoi ajo.
Ndryshe nga uji i ambalazhuar që mund ta gjejmë nëpër dyqane, uji i rubinetit në shishe duhet të hidhet pas gjashtë muajsh, shkruan Indeks.
“Uji i rubinetit mund të ruhet deri në gjashtë muaj me rrezik minimal të efekteve anësore për sa kohë që ruhet siç duhet”, pohon dietologia./FolDrejt/