Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, së shpejti do të transferohet nga Manchester United, në Bayern Munich, sipas gazetarit të sportit, Maximilian Koch, i cili përcjell nga afër zhvillimet në klubin gjerman.
Koch la të kuptohej në Twitter se është çështje ore apo ditësh, derisa transferimi i golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të zyrtarizohet tek kampionët e Bundesligës.
Ronaldo ka lënë gjurmë në futbollin anglez, spanjoll, italian, dhe tani shkuarja në Bundesligë do të ishte një mundësi e mirë për të që edhe aty të mbetet i paharrueshëm.
Portugezi po ashtu ka shanse të mirë që bashkë me ekipin gjerman të fitoj Ligën e Kampionëve. /klankosova.tv/