AAK ka bërë me dije se ka vendosur që të kërkojë rritje prej 30% të pagave të zyrtarëve publikë, duke e kritikuar qeverinë se i ka sulmuar ata.
Tahiri bëri të ditur se këtë kërkesë do ta prezantojnë përmes një amandamenti në buxhet, ku do të kërkohet ngritje pagash për të gjitha nivelet, në përjashtim të deputetëve, ministrave dhe anëtarëve tjerë të kabinetit.
Ndërkaq, deputeti tjetër nga po kjo parti, Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë duke bërë me dije se inflacioni është ngritur në 19.3%, ndërkohë që shërbyësit civilë janë ata që janë sulmuar nga qeveria.
“Kjo ngritje do të kërkohet deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Përndryshe, nëse qeveria s’vepron, ju po e shihni se inflacioni ka arritur 19.3% dhe shërbyesit civilë dhe ata që punojnë pandërprerë janë të sulmuar nga kjo qeveri”, ka thënë Lekaj, duke ‘kërcënuar’ se në rast të kundërshtimit nga qeveria, ata do të votojnë kundër edhe në leximin e dytë të buxhetit./FolDrejt/