Përmes një postimi në facebook, kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nga Samiti që po mbahet në Berlin ka deklaruar se po krijojnë një regjion që përherë e më shumë u afrohet vlerave të BE-së.
“Sesionet punuese në Samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Berlinit ku flasim për bashkëpunimin rajonal, për tregtinë e përbashkët rajonale dhe sigurinë e furnizimit dhe transformimit. Së shpejti do të nënshkruajmë tre marrëveshje rajonale për lirinë e lëvizjes me kartë identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”, ka shkruar Abazoviq, transmeton Fol Drejt.
Në samitin e Berlinit po marrin pjesë edhe dy kryeministrat tjerë shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama./FolDrejt/