Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott, e ka cilësuar këtë javë si javë të rëndësishme për Kosovën, duke konsideruar se mund të arrihet një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke Kosovë-Serbi.
Abbott, përmes një postimi në Facebook ndër tjerash është shprehur se tani është koha për të marrë prapa një marrëveshje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën.
“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po”, është shprehur Abbott në postimin e tij./FolDrejt/