Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se çdo veprim i Qeverisë Kurti është pasuar me tërheqje që ka lënë shenja të pariparueshme për Kosovën, raporton Fol Drejt.
“Çdo veprim i Qeverisë është pasuar me tërheqje që ka lënë shenja të pariparueshme për Kosovën. Targat, barikadat, marrëveshja e 27 shkurtit dhe ajo e Ohrit; të gjitha kanë pasur tërheqje. Kemi dëmtuar relacione, kredibilitet dhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar kemi lënë shenja të pariparueshme.”, është shprehur Abdixhiku.
Ai theksoi se sovraniteti po tkurret, aleatët po rreshtohen kundër dhe imazhi përfundimtar po jetë më i keq; një popull po e ushqen me teori kundër ndërmjetësuesve e kundër politikave amerikane e ndërkombëtare.
“Në këtë situatë çfarë matësi dhe çfarë treguesi është i mirë për Republikën e Kosovës dhe çfarë matësi dhe treguesi nuk është i mirë për Serbinë?” shtoi Abdixhiku. /FolDrejt/