Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka publikuar një grafikë në të cilën thotë se në Kosovë ka rritje të inflacionit.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj”.
“Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje”, ka thënë Abdixhiku.
Burimin e grafikonit Abdixhiku tha se e ka marrë Agjencinë e Statistikave të Kosovës./FolDrejt/