Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, shkruan Fol Drejt.
“Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.
Tutje thuhet se kryetari Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Guérot me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit dhe ka ritheksuar qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtar.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj”, përfundon komunikata. /FolDrejt/