Sipas Fichajes, mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Achraf Hakimi dëshiron të rikthehet te ish-klubi i Real Madridit në afatin kalimtar të ardhshëm, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas artikullit, Hakimi është i shqetësuar nga çështjet jashtë fushës në PSG dhe është i bindur për t’u rikthyer në Real Madrid, megjithatë, kampionët e Ligue 1 nuk do ta lënë atë lehtësisht duke marrë parasysh se kontrata e tij është deri në vitin 2026. /FolDrejt/