Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ndihet “me fat” që ka qëndruar në Torino në vend që të bashkohet me Manchester United. Pas një vere ku ishte jashtëzakonisht pranë bashkimit me United, ai tani ka rrëfyer se vazhdimi me Bianconerët ishte “vendimi më i mirë”, transmeton Fol Drejt.
“Është e vërtetë, ka pasur kontakte në Premier League. Por në fund, ndoshta ishte me fat që qëndrova, ndoshta vendimi më i mirë”, tha Rabiot për Gazzetta dello Sport, përcjell Fol Drejt.
“Premier League mbetet liga më e ndjekur, por unë nuk mendoj për të ardhmen. Unë qëndroj i fokusuar në Kupën e Botës. Klubi dhe unë nuk jemi të nxituar. Ka qetësi dhe do të kemi kohë për të peshuar çdo mundësi.”/FolDrejt/