Afrika e Jugut ka shitur dozat e papërdorura të vaksinave AstraZeneca vendeve të Bashkimit Afrikan, ka njoftuar ministria e shëndetësisë.
Afrikano-jugorët kanë ndaluar së përdorori vaksinën sepse një provë e vogël tregoi se ishte më pak efektive sesa vaksinat e tjera kundër variantit dominues lokal.
“Grupi i parë i vaksinave që po shpërndahet do të përfitojë nëntë shtete anëtare (Bashkimi Afrikan) dhe bilanci do të mblidhet këtë javë për t’u dorëzuar në pesë shtete të tjera anëtare”, ka thënë sot ministria e shëndetit e Afrikës së Jugut.