Banorët e qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johanesburgut, janë befasuar nga reshjet e para të borës pas 11 vitesh dhe disa fëmijë kanë parë për herë të parë borë.
Në pjesë të Afrikës së Jugut, bora bie rregullisht në muajt e dimrit, të cilët në hemisferën jugore janë nga qershori deri në gusht, dhe Johannesburgu pa borë për herë të fundit në gusht 2012, raportoi Guardian.
Në rrjetet sociale, banorët e Johanesburg e përshkruan borën që ra të hënën si “magji të pastër” dhe një “fillim të mrekullueshëm të javës”./FolDrejt/