Pas raportimit për një sulm fizik ndaj dy personave, në mesin e të cilit edhe kameramanit Jetmir Muji, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili e ka dënuar sulmin ndaj kameramanit Muji.
“Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës.
AGK-ja shpreh shqetësim dhe tronditje me sulmin, njëherësh e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës”, thuhet në reagimin e Asociacionit./FolDrejt/