E premte, 3 Maj, 2024

AKB: BE frikëson investitorët në ‘Trepçë’

Lexoni edhe..

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka reaguar ndaj zyrtarëve të BE-së për mundësinë që ‘Trepça’ duhet të jetë temë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Me këtë BE-ja ka provokuar dhe paragjykuar përfundimin e Dialogut në dëm të Kosovës por njëkohësisht Deklarata e znj Maja Kocijançiq ka frikësuar dhe mund ta zmbraps interesimin e Investitorëve potencial që të investojnë në Trepçë. Në bazë të Ligjit për Trepçën Kosova i ka  hap mundësi investitorëve vendor dhe të huaj për të bashkuar kapitalin në këtë aset i cili ka nevojë për rivitalizim dhe investime të reja. Tentimi për tërheqje nga deklarimi se kinse BE-ja nuk propozon tema por ajo mbështet dialogun për temat të cilat merren vesh Kosova dhe Serbia është në kundërshtim të plotë me pozicionin nga deklarimi i djeshëm. BE në shumë raste e ka mbështet Kosovën, por në procesin e integrimit dhe liberalizimit te vizave për Kosovën ka përdor standarde të dyfishta dhe ka humb kredibilitetin tek komunitetit i Biznesit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e AKB-së.

AKB thekson se “Trepça“  nga  institucionet e Kosovës, në asnjë moment nuk guxon  që te jetë temë e negocimit në Bruksel.

Të ngjajshme