Në Rrugën Dëshmorët e Kleçkës në komunën e Lipjanit më datë 26.02.2022 rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku ku për pasojë ka pasur edhe të lenduar.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjetit me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori të mitur mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ky është raporti i policisë, përcjell FolDrejt.