Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku.
Ky aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Polac, në segmentin rrugor Skenderaj-Drenas.
Kështu tha për Klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, transmeton Fol Drejt.
Sipas Zahitit të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës.
“Në aksident është përfshirë një veturë”, tha Zahiti.