Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga shoferat shkaktuan gjatë muajit shkurt 79 aksidente rrugore me 18 të vdekur dhe 85 të plagosur.
Instituti i Statistikave tha se numri i aksidenteve dhe qytetarëve të aksidentuarve është ulur ndjeshëm (25-28%) krahasuar me një vit më parë.
Qytetet me më shumë aksidente janë Tirana, Lezha, Fieri, Elbasani, Durrësi, ndërsa qytetet pa aksidente janë Shkodra dhe Dibra.
Sipas INSTAT, edhe numri i aksidenteve, të plagosurve dhe të vdekurve për janar-shkurtin e sivjetëm janë më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar (0.8%-2,5%).
Përballë këtyre statistikave, policia rrugore ka shtuar ndëshkimet e shoferave dhe kontrollet në akset dhe kryqëzimet më problematike.
Policia ndëshkoi 1 mijë e 766 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara, përdorim të celularit në timon, shpejtësi të lartë, shkelje të semaforit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.