Një vetaksident që ndodhi dje në komunën e Drenasit, ka rezultuar fatal për njërën prej viktimave të përfshirë në aksident, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton policia, aksidenti ndodhi në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, rreth orës 12:10, ku është raportuar se një veturë civile të cilën e drejtonte një femër kosovare është vetaksidentuar.
Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja femër kosovare.
Ndërkaq, policia raporton se lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti nën hetime.