Rreth orës 03:00 të datës së sotme raportohet të ketë ndodhur një aksident trafiku, në të cilin është përfshirë një veturë, transmeton Fol Drejt.
Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, të Prishtinës.
Në këtë aksident janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Nga QKUK, bëhet me dije se njëri prej tre të lënduarve ëshë në gjendje të rëndë shëndetësore, ngase ka lëndime që ia rrezikojnë jetën.
Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.