E shtunë, 4 Maj, 2024

Aksidentohen dy shqiptarë me X5 në Zvicër

Lexoni edhe..

Në magjistralen A1 në Rothrist të AG ka ndodhur një aksident jo i lehtë. Një X5 e drejtuar nga shqiptari i Kosovës (37) është përplasur më anësoret e rrugës, ku si pasojë ai dhe udhëtari i tij nga Maqedonia (27) kanë mbetur të plagosur.

Ata ishin duke udhëtuar në drejtim të Cyrihut dhe fatmirësisht gjatë aksidentit nuk janë përplasur me ndonjë veturë tjetër. 

Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit, kurse hë për hë policia zvicerane ia ka sekuestruar patentë shoferin 37 vjeçarit./Foldrejt.com

Foto nga aksidenti – Polizei Aargau

 

Të ngjajshme