Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është përfshirë në një aksident në rrugën mes Durrësit dhe Tiranës, ku për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime.
“Sonte vetura me të cilën udhëton kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti pati një aksident të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka thënë Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti ndodhet në Tiranë, në kuadër të festimeve për fitoren e zgjedhjeve.