Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun e daljes nga shinat e trenit në rajonin malor në veri të Garmisch-Partenkirchen në Bavari.
Ekipet e shpëtimit gjetën një tjetër trup nën mbetjet e një treni që doli nga shinat në jug të Gjermanisë, i cili e rriti numrin total të të vdekurve në pesë, njoftoi sot policia.
44 persona të tjerë janë lënduar në aksidentin e ndodhur dje, njoftoi policia lokale në Twitter dhe shtoi se disa persona janë lënduar rëndë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.