Aktori kosovar, Naser Rafuna e ka vlerësuar Ministrinë e Kulturës, në prag të hapjes së thirrjes nga Qendra Kinematografike e Kosovës, për kandidimin e filmave të metrazhit të gjatë, për edicionin e 96-të në Oscars.
Për këtë Rafuna reagoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Këto ditë do të hapet edhe thirrja nga QKK për kandidim të film të metrazhit të gjatë, edicioni 96 në Oscars. Me sa më treguan, Ministria e Kulturës dhe QKK qenka në përfundim të rregullores, rregullore kjo ku, komisioni të përbëhet nga profesionist ndërkombëtar ( edhe fitues të Oscar , Berlinale, Cannes etj..) që do të bëjnë vlerësimin e filmave vendor dhe të përcaktojnë një film më të mirin që të përfaqësoj Kosovën në OSCARS.
Shteti po shkon përpara edhe kulturalisht pra ka filluar të funksionoj edhe me transparencë në art e kulturë. Shpresoj të jetë e vërtetë Hajrulla Çeku Ministër i Kulturës , Rinisë dhe Sportit”, u shpreh ai./FolDrejt/