Futbollisti i shumë skuadrave kosovare, Alban Rexhepi pritet të largohet nga Kosova dhe të transferohet në Shqipëri.
Në një prononcim për Indeksonline, Rexhepi e ka konfirmuar se do të transferohet në Shqipëri por nuk e ka përmendur në cilën skuadër.
“Po është e vërtet që do të transferohem në Shqipëri, por emrin e klubit do ta merrni vesh të hënën kur të firmosi”, u shprehë ai duke mos dashur të mos zbuloj më shumë.
Nuk është hera e parë për Rexhepin që luan në Shqipëri. Ai në të kaluarën kishte mbrojtur ngjyrat e Laçit.
Kurse në Kosovë ka luajtur për ekipet si Gjilani, Drita, Ferizaj, Llapi, Vushtrria, Vllaznia e Pozheranit dhe së fundmi Vitia.