Vitin e kaluar, dërgesat e naftës nga Rusia në Indi u rritën 22 herë, tha sot zëvendëskryeministri rus Aleksandar Novak.
Në mbledhjen e kolegjit të Ministrisë së Energjisë së Rusisë, Novak tha se dërgesat në Kinë dhe tregjet e tjera janë rritur.
Agjencia thekson se Novak njoftoi më herët në mars se Rusia i dërgoi Kinës rreth 67 milionë tonë naftë vitin e kaluar, e cila përbënte pothuajse një të tretën e totalit të eksporteve të saj, transmeton Fol Drejt.