Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter, përcjell Fol Drejt.
Ai po ashtu takoi edhe diplomatin kosovar, Anell Bajra, i cili është angazhuar në Byronë e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës.
Hovenier tha se lidhjet e Kosovës dhe Amerikës janë të forta dhe mbështesin partneritetin e të dy vendeve./FolDrejt/
Pleasure to meet with DPM @GervallaSchwarz and Kosovan Diplomat Anell Bajra today. Wishing Anell a successful year in DC working @StateDept Educational & Cultural Affairs Bureau @ECAatState. Our strong 🇺🇸 -🇽🇰 ties support our foreign affairs offices' partnership on this exchange. pic.twitter.com/GJ3Uyrulye
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 19, 2022