Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje që zgjedhjet e ardhshmë në Universitetin e Prishtinës të jenë të pavarura dhe mos të dirixhohen nha politika.
Në thirrjen publike nga ambasada thuhet se njerëzit udhëheqës duhet të zgjidhen në bazë të meritave profesionale e akademike.
“Zgjedhjet e ardhshme të Universitetit të Prishtinës duhet të mbesin të lira nga politika. Udhëheqja e re e këtij institucioni jetik duhet të zgjidhet në bazë të meritave profesionale dhe akademike” thuhet në thirrjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë.